Këta janë dy vëllezërit që mbetën të vdekur nga aksidenti i tmerrshëm në rrugën Ferizaj-Gjilan (FOTO)

Aksidentet në trafik me fatalitete e kanë tronditur Kosovën, ku brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur tri të tilla, që mbetën të vdekur 5 persona, e disa të tjerë të lënduar.

Aksidenti i parë ndodhi mbrëmjen e së premtës rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme.

Si pasojë e këtij aksidenti vdesin dy pasagjeret e veturës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e dy veturave.

Ballkani.info merr vesh se dy personat e vdekur mbrëmë në Budrigë janë nga fshati Remnik i Vitisë.

Burimet tona thonë se në këtë aksident kanë mbetur të vdekur dy vëllezërit, Shpend dhe Fidan Ibrahimi.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në anën tjetër, sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë) nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë kanë mbetyr të lënduar.

Ndërsa aksidenti tjetër ndodhi në magjistralen Lipjan-Shtime rreth orës 11:40, ku mbeti një person i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar.

Aty ishin të përfshira dy vetura. /Ballkani.info/

loading…