Këta janë dy vëllezërit kosovarë që u mbytën nga treni në Gjermani

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, kanë vdekur mëngjesin e ditës së djeshme pasi janë goditur nga treni.

Hasan dhe Blerian Arifi janë vëllezërit 13 vjeç dhe 17, që tragjikisht vdiqën në Gjermani.

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.