Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në aksidentin në Viti, lanë pas familje e fëmijë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth mesnatës në Viti.

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur një 32-vjeçar dhe një 35-vjeçar, derisa në gjendje të rëndë është edhe një person tjetër.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, derisa Komuna e Vitisë njofton se të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik janë Taulant dhe Valon Ramadani nga fshati Smirë e Vitisë,  njëri 32-vjeçar dhe tjetri 35-vjeçar.

Familjarët në rrjete sociale kanë shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të tyre.

Ata lanë pas familje e fëmijë.