Pas një procesi të hapur dhe transparent, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, Bordi i RTK-së, emëroi dy zv/Drejtorët e Përgjithshëm, Drejtorin e Televizionit, Drejtorin e kanalit në gjuhën serbe dhe Drejtorin e Radios. Zv/Drejtorë të Përgjithshëm u emëruan Mentor Shala dhe Lorik Arifaj.

Drejtor i televizionit u emërua Festim Kabashi. Drejtor i kanalit në gjuhën serbe u emërua Zhelko Tvrdishiq.

Drejtor i Radios u emërua Ernest Luma. Me këto emërime u kompletua menaxhmenti i RTK-së i cili për shkak të mungesës së anëtarëve të Bordit nuk kishte arritur të kompletohej deri më tash.