Këta janë deputetët e zgjedhur të LDK’së

Kandidatët e LDK-së që i kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë tashmë janë publikuar.

Kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e Listës, ka numrin më të madh të votave me mbi 175 mijë vota.Sipas listës që e ka siguruar Gazeta Blic pas numërimit edhe të votave me kusht, pas Vjosa Osmanit i dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili ka mbi 38 mijë vota.

I treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Ai ka marrë hiq më pak se 31 mijë vota. I katërti me radhë renditet, Lumir Abdixhiku, i cili më 6 tetor ka marrë mbi 29 mijë vota.Pas tij renditet, Avdullah Hoti, i cili ka marrë mbi 25 mijë vota.

LDK pritet të ketë 29 ose 30 deputetë, ndërsa numri i saktë i deputetëve kuptohet pasi të dihet nëse koalicioni NISMA-AKR-PD e kalon pragun ose jo.

loading…