Kalimi i pragut nga koalicioni Nisma-AKR-PD pas anulimit të mbi 3100 votave të ardhura nga Serbia me vetura, nga ana e PZAP-it, do ta ndryshojë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
Ky vendi ia “humb” VV-së tre deputetë, LDK-së një, PDK-së një, si dhe koalicionit AAK-PSD një deputet.
Duke u bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja ditë më parë, pa ulëse tash mbesin Alban Hyseni, Enver Haliti dhe Arta Bajralija nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Ballkani.info.
Nëse edhe Supremja merr vendim të njëjtë si PZAP-it, atëherë për Valentina Bunjaku – Rexhepin e LDK-së nuk ka vend në Kuvend.
Nga PDK-ja, Valdete Idrizi mund të mbesë pa ulëse.
E nga koalicioni AAK-PSD, jashtë mbetet e Natyra Kuçi nga PSD-ja. /Ballkani.info/







