Këta janë 6 personalitetet e rëndësishme të VV-së që nuk arritën të bëhen deputet. Edhe Sveçla!

Janë gjashtë figura të rëndësishme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes që nuk kanë arritur të grumbullojnë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Në mesin e këtyre pesë figurave janë edhe kayër ish deputetë të VV-së që nuk kanë arritur të marrin vota, transmeton Ballkani.info.

Bëhet fjalë për Xhelal Sveçlën, Ismajl Kurteshin, Ali Lajçin dhe Sami Kurteshin.

Po ashtu deputet nuk do të bëhen as Avni Zogiani dhe Sabri Kiçmari. Ky i fundit pati aderuar në VV pak para zgjedhjeve dhe konsiderohej si kandidat që me lehtësi mund të ishte deputet.

Ndërkaq Avni Zogaini, për të cilin nuk është hera e para që kandidon për deputet, as kësaj here nuk arrin të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Nga lista që po qarkullon, Xhelal Sveçla renditet në pozitën e 38 me 6 e 572 vota.

Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e re do t’i ketë 31 deputetë (sipas numërimit aktual të votave).

Renditja e këtyre gjashtë figurave të VV-së dhe numri i votave:

38. XHELAL SVEÇLA 6,572 25

40. ISMAJL KURTESHI 6,408 27

48. SABRI KIÇMARI 5,315

58. AVNI ZOGIANI 4,482

72. ALI LAJÇI 3,603

73. SAMI KURTESHI 3,523

Lexoni edhe: Psikologu i njohur, Fitim Uka, arrin të bëhet deputet

loading…