Këta janë 5 emrat që Isa Mustafa ia çoi Kurtit për zv/ministra. Njëri është befasi

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti emrat për zëvendësministra.

Mustafa ka shkruar se pas trajtimit në Kryesi të partisë ka marrë vendim për propozimin e disa zëvendësministra.

Propozimet e Mustafës janë: Agim Krasniqi, Xhavit Rexhaj, Fatbardha Emini, Ismet Beqiri, Florian Dushi.

Ai ka bërë të ditur se kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.