“Këta janë 5 aeroplanët më të fuqishëm ushtarak rus” (FOTO)

Gazeta amerikane “National Interest” i ka quajtur “më të rrëzikshmit dhe të fuqishmit” pesë aeroplanë ushtarakë rusë.

Në rang listë në tekstin: “Shikoni, këta jana pesë aeroplanët ushtarakë më të fuqishëm rusë” ndodhet gjuajtësi SU-27, i cili, sipas autorëve të tekstit, ka qenë përgjigje e ish BRSS-së ndaj aeroplanëve amerikanë F-15 dhe F-16, si dhe shumë të ekspozuarit MIG – 29, i cili edhe sot është në përdorim ushtarak në disa shtete.

Në krye të listë gjenden edhe gjuajtësit tjerë SU-35 dhe SU -57, transmeton Ballkani.info.

Aeroplanët e parë, shkuajnë autorët, arrinë shpejtësinë në 2.390 kilometra në ora dhe me rreze shkatërrimi prej 1600 kilometrash dhe më shumë.

Ai, i takon gjeneratës së aeroplanëve 4++, kurse për konstruktimin e tij përdorën materiale radio-absorbues, duke bërë që aeroplani SU-35 të mos diktohet.

Gjujatësi i gjeneratës së pesë që nuk kapet nga radarët SU-57 i ka tejkaluar aeroplanët tjerë në disa parametra. Gazeta thekson armën e tij më të fortë dhe faktin se aftësia e tij manovruese e SU-57 është më e mirë se e F-35.

Në listë është edhe aeroplani TU-160. Autorët e artikullit theksojnë shpejtësinë shumë të madhe të bombarduesve – 2200 kilometra në orë, kurse domeni i tij fluturues shkon deri në 7300 kilometra.

Po ashtu TU-160 mund të armatoset edhe me koka berthamore dhe armë konvencionale. /Ballkani.info/


SU-27

SU-35

SU-57

MIG29

TU-160

loading…