Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Në mesin e atyre që garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Fisnik Ismajli, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani e Shqipe Pantina po synojnë sërish pozitën e deputetit edhe për një mandat. Ata janë në mesin e 25 kandidatëve që kanë marrë besimin e Këshillit Drejtues të PSD’së për të kandiduar për deputetë.

Në bazë të listës, shihet se partia në krye me Shpend Ahmetin u ka dhënë hapësirë edhe prurjeve të reja. Vetëm tri ditë pas aderimit në PSD, ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marrë besimin e Këshillit Drejtues që të kandidojë për këtë pozitë.

Garës për tu bërë deputete do t’i hyjë edhe zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Lista e plotë:

Afrore Mazreku
Aida Rushiti
Bajram Kelmendi
Besa Baftiu
Blinera Sheholli Dudi
Dardan Molliqaj
Dardan Sejdiu
Driton Çaushi
Dukagjin Gorani
Eleonora Çeku
Fisnik Ismaili
Genc Bashota
Kaqusha Jashari
Natyra Kuçi
Salih Salihu
Shkumbin Osmani
Shqipe Kastrati
Shpend Ahmeti
Shqipe Pantina
Visar Ymeri
Gëzon Kastrati
Çamërie Rexhepi Azemi