Hagë

Këta janë 118 avokatët që do t’i mbrojnë të akuzuarit në Gjykatën Speciale (Emrat)

Gjykata Speciale, me seli në Hagë, e cila do t’i gjykojë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pritet të akuzohen, i ka bërë publike edhe listat e avokatëve mbrojtës për të akuzuarit.

Listat e Mbrojtësve përmbajnë emrat e juristëve që përmbushin kriteret e ushtrimit të profesionit para Dhomave të Specializuara të Kosovës si mbrojtës ose bashkëmbrojtës dhe rrjedhimisht mund të caktohen ose emërohen për të dyshuar, të akuzuar dhe/ose grup viktimash në përputhje me Kapitullin III të Direktivës për Mbrojtësit.

Vetëm mbrojtësit e pranuar në Listat e Mbrojtësve mund të përfaqësojnë një person në procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton Ballkani.info.

Të dyshuarit dhe të akuzuarit kanë të drejtë të zgjedhin cilindo mbrojtës nga kjo listë (bazuar në nenin 21, paragrafi 4. C i Ligjit). Nga ana tjetër, grupet e viktimave do të përfaqësohen prej një mbrojtësi nga kjo listë (bazuar në nenin 22, paragrafi 5 i Ligjit).

Deri më tash ftesat për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale, në janar të vitit të ardhshëm, i kanë pranuar disa komandatë të Zonave dhe eprorë të UÇK-së.

Në mesin e tyre janë edhe komandatët e Zonave Operative të Llapit, përkatësisht Drenicës, Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku. /Ballkani.info/

Lista e plotë: