Socialistët

Këta deputetët socialistë të Vetëvendosjes i shkruajnë liderit opozitar britanik të qëndrojnë në BE

Socialistët evropianë i janë drejtuar liderit të laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn për t’i kërkuar që të angazhohet në anulimin e marrëveshjes për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Në letër thuhet se e majta europiane ka nevojë për BE-në dhe që askush nuk e kupton më mirë se çfarë nevojitet – nga ligji, nga lëvizja për Unionin, nga aktivizmi – për të sjell në jetë dhe për të përmbushur ambiciet dhe ëndërrat e çdo qytetari, thuhet ndër tjerash në letrën e socialistëve europian drejtuar liderit opozitar britanik, raporton Ballkani.info.

Në mesin e figurave socialiste europiane gjendet edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe disa deputetë të këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës.

Pos Albin Kurtit letrën e ka nënshkruar edhe Fitore Kollcaku, Saranda Bugujevci, Arberie Nagavci, Valon Ramadani, Sami Kurteshi, Sami Syla dhe Drita Millaku.

Britania e Madhe ende nuk ka dalur përfundimisht nga Bashkimi Europian përkundër “Brexit”, ku britanezët votuan për largim nga Unioni Europian. /Ballkani.info/