Kështu u “kallë” mbrëmë Beogradi nga protestat kundër karantinës VIDEO/FOTO

Qindra njerëz në rrugët e Beogradit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Një grup i mbështetësve të opozitës sulmoi godinën e parlamentit, njoftojnë mediat serbe, në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës.

E policia serbe nuk është kursyer aspak ndaj protestuesve, duk përdorë ‘dorën e hekurt ndaj tre’.

Presidenti Serb Vucic tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Beogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas policia i ka nxjerr jashtë.

“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndjehet në ajër”, ka thënë për televizionin N1,  Radomir Lazovic.

Ndryshe, Serbia të martën regjistroi 13 viktima si pasojë e koronavirusi, numri i saj më i lartë deri më tani.