Komuna e Fushë Kosovës, ka bërë të ditur se si është infektuar personi i fundit në këtë komune.

Komuna ka bërë të ditur se i infektuar i fundit me kornavirus në Fushë-Kosovë është rast kontakti i jeton tani e disa muaj në rrugën e Uglarit në Fushë-Kosovë dhe i cili është me prejardhje nga fshati ‘Buroj’ i Skënderajt.

Gjendje e pacientit është e mirë.

Ndërsa vlen të theksohet se Në Fushë-Kosovë dy rastet e para me koronavirus janë shëruar.

Postimi i plotë:

Të nderuar Qytetar të Komunës së Fushë-Kosovës

Në Fushë-Kosovë kemi pasur tre persona të infektuar nga COVID-19 nga fshati ‘Miradi e Ulët’ prej të cilëve në testin e bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 2 prej tyre kanë dalur negativ dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se kemi një rast të ri nga Fushë-Kosova që rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga COVID-19. Ky është rast kontakti i cili jeton tani e disa muaj në rrugën e Uglarit në Fushë-Kosovë dhe i cili është me prejardhje nga fshati ‘Buroj’ i Skënderajt.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Shtabi Komunal i Krizës ka vendos kontaktet me familjen duke i ofruar masat mbrojtëse. Fillimisht është dezinfektuar rruga ku banon i infektuari pastaj hyrja ku banon si dhe i është ofruar ushqim për familje.

Kryetari i Komunës dhe njëherit edhe Kryetar i Shtabit Emergjent z.Burim Berisha, lutë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të përcjellin masat preventive që ka marr IKSHP, Qeveria e Kosovës dhe Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës.