Kështu reagon Luana Vjollca kur pyetët nëse është apo jo në një lidhje dashurie

Luana Vjollca ka treguar disa detaje të cilat nuk i dinim për të.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve në kanalin e saj në Youtube, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar se preferon një dasmë private dhe një familje të madhe, megjithatë iu shmang përgjigjes nëse është apo jo në një lidhje dashurie.

Këngëtarja është shumë e dashur për publikun dhe njihet si një ndër emrat e estradës e cila punon shumë.

Madje në pyetjen nëse do ta preferonte vrapin në mëngjes më shumë se gjumi ajo tha “Vrap për në punë”.

Kujtojmë se ajo është e suksesshme edhe në emisionin e saj dhe tani i ka shtuar edhe rubrikën “AfterParty” ku të ftuarit do ti përgjigjen në pyetjet e parashtruara në rubrikën e cila vjen pas emisionit.