Kështu po kursehet! Qejfi i Agim Veliut për t’u bërë ministër i kushton Kosovës 400 mijë euro

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi e ka bërë një kalkulim interesant të mbajtjes së zgjedhjeve ta parakoheshme në Podujevë pas dorëheqjes së Agim Veliut, i cili u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Albin Kurtit.

“Qitjani lapsin. 393 mijë euro të buxhetit do të bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut iu ka tekë të bëhet ministër dhe Podujeva të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sa rrogat e krejt koordinatorëve nacionalë për 4 vjet mandat, po i bjen përafërisht. Po kursehet…”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/