Zgjedhjet e së dielës

“Kështu nuk ka as në Turkmenistan”! Si po tenton Vuçiqi t’i mbrojë zgjedhjet e vjedhura me forca speciale

“I vodhën këto zgjedhje në masë të madhe edhe para se të mbaheshin zgjedhjet. Në ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, ata përdorin forcën”, tha Zdravko Ponosh, kryetar i partisë Qendra Serbe (SRCE).

Ai të hënën në emisionin e njohur “Përshtypja e javës”, si dhe sot në N1, ka folur për faktin se presidenti i Serbisë ka sjellë xhandarmërinë nga Nishi dhe Kraleva në Beograd, transmeton Ballkani.info.

– Epo, edhe Turkmenistani mund t’ia ketë zili! – theksoi Ponosh.

Ai po ashtu ka thënë se Vuçiq ka vënë në gatishmëri njësitë speciale të Ushtrisë Serbe.

Bota e pa vjedhjen e zgjedhjeve nga Vuçiq, kreu i delegacionit vëzhgues: E vërteta është tronditëse, pashë fletëvotime të bëra kopje që i fusnin në kuti

Stefan Shenah, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi, tha se e vërteta në Serbi është disi tronditëse, se zgjedhjet nuk ishin të drejta, se votat u manipuluan dhe se e gjithë kjo është një problem për një vend që dëshiron të ecë në rrugë demokratike.

“Ajo që pamë ishte një fushatë e tërë e dominuar nga presidenti. Kjo nuk është punë e presidentit. Presidenti është një person neutral që duhet të garantojë për vendin dhe të gjithë njerëzit. Por presidenti aktual i menaxhoi zgjedhjet dhe ishte kandidat në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse ishte fshati apo e gjithë republika”, kujtoi Shenah, transmeton Ballkani.info.

Ai thekson se delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka ndjekur vetëm zgjedhjet parlamentare dhe jo ato të Beogradit.

Ai shtoi se gjatë numërimit të votave ka parë se kishte fletëvotime që ishin bërë në fotokopje dhe që kishin një vulë.

“Duhet të hetohet nga policia”, tha mysafiri i N1.

I pyetur nëse këto ishin zgjedhje demokratike, Shenah thotë se gjithçka që ndodhi tregon se duhet një seminar paszgjedhor dhe aktivitete paszgjedhore.

I pyetur për deklaratën e Vladimir Bilçikut, i cili tha se zgjedhjet kaluan pa probleme, Shenah thotë se partneriteti dhe demokracia nuk qëndrojnë në fjalë të bukura, por në të vërtetë.

“Dhe e vërteta ishte pak tronditëse për atë që po ndodh në vendin tuaj,” vuri në dukje ai. /Ballkani.info/

VIDEO BONUS: Pas fitores së Vuçiqit platforma ‘bota serbe’ kërcënon seriozisht Ballkanin