Kështu ia “përplas fytyrës” Behgjet Pacolli faktet ministrit të Jashtëm boshnjak (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është përplasur me homologun e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Igor Crnadak, për çështjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas videos publikuar brenda takimit të Ëestern Balkan 6 ku ishin të pranishëm ministrat e Punëve të Jashtme, Pacolli me zë të lartë ia ka përmendur ministrit boshnjak, penalizimet që shteti i tij ia ka bërë Republikës së Kosovës.

“Nuk na keni njohur targat, as vulat. Nuk keni lejuar që mallrat e Kosovës të futen në Bosnje. Kosova nuk ka bërë asgjë më shumë se sa veprime reciprociteti”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa ministri boshnjak i është përgjigjur, duke thënë se këto vendime janë në kundërshtim me frymën integruese.

“Këto veprime janë skandaloze. Janë në kundërshtim me frymën integruese”, ka thënë Crnadak.

Express ka arritur që të sigurojë edhe videon e kësaj përplasje ndërmjet Pacollit dhe Crnadak.

https://www.youtube.com/watch?v=rUSBLaXR51o