Kështu i reagon Gjykatës Kushtetuese, Boiken Abazi!

Shefi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Në një shkrim në Facebook, Abazi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese jo vetëm që e ka rikshkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit.

Tutje, ai thotë se në letër mund të tentohet të zhduket vullneti i popullit, por sipas tij, nuk mund t’ia ndalësh një populli të duket.

Reagimi i plotë:

Gjykata e kapur Kushtetuese në Kosovë jo vetëm e ka rishkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit me këtë vendim. Në letër mund të tentosh që vullneti i një populli të zhduket, por nuk mund t’ia ndalësh një populli të duket.