Kështu i poshtëroi serbja punëtorët e “Barileva Turist” në Beograd pas i dërguan serbët e Kosovës në mitingun e Vuçiqit (VIDEO)

Kompania me bazë në Prishtinë, Barileva Turist Sh.PK., ka kryer shërbime të udhëtimit të mbështetësve të regjimit të Aleksandar Vuçiqit nga Kosova në Serbi të premten.

Rreth 200 autobusë me serbë të Kosovës janë nisur dje dhe sot në mëngjes nga komunat e banuara me shumicë serbe në drejtim të Beogradit.

Atje, ata kanë marrë pjesë në një tubim të organizuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili është ftuar me qëllim për t’iu kundërvënë protestave të dhjetëra mijëra qytetarëve që po protestojnë ditë me radhë kundër despotizmit të tij.

Në mesin e autobusëve që kanë kryer shërbime të transportit të udhëtarëve nga Kosova në Serbi të premten, është edhe kompania me bazë në Prishtinë, “Barileva Turist”.

Transportimi i serbëve të Kosovës në Serbi nga kjo kompani është kritikuar ashpër në Kosovë.

Ballkani.info e ka siguruar një video ku punëtorët e “Barileva Turist” poshtërohen nga një serbe në Beograd.

Serbja, derisa incizon me telefon tre burra të ulur në pjesën e bagazhin të autobusit, i përshëndet në gjuhën serbe. Burrat nuk e kanë idenë se çfarë po ju thotë ajo, ndërkohë njëri prej tyre e pyet atë në serbisht “Nga je?”. Gruaja ia kthen së është nga Serbia. “Kosova dhe Metohija është tokë serbe, rroftë Kosova dhe Metohija… Gjergj Kastrioti serb…”, dëgjohet duke iu thënë serbja tre shqiptarëve të Kosovës.