Kështu i larguan dhe i shkatërruan barrikadat e serbëve në veri Njesia Speciale e Kosovës (FOTO)

Policia e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur aksionin për ndalimin e kontrabandës në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa aksioni në veri u shoqërua me tensione të larta.

Nga ky aksion u arrestuan dhjetëra persona, ndërsa mbetën të plagosur katër policë të Kosovës.

Policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, gjatë ditës u njoftua se rezistenca e serbëve në veri ishte bërë edhe përmes barrikadave, të cilat u vendosën në rrugë. Ata tentuan që ta ndalojnë policinë e Kosovës, por kjo e fundit i largoi ato dhe e vazhdoi aksionin.

Si barrikadë janë shfrytëzuar shumë automjete të qytetarëve.