Foto

Kështu është përgatitur Tirana për ta pritur Sekretarin amerikan të Shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit veç sa s’ka mbërritur në Shqipëri, në një vizitë njëditore.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar disa fotografi që tregojnë se kryeqyteti shqiptar është përgatitur për ta mirëpritur kryediplomatin amerikan.

Posterë të Blinken janë vendosur nëpër qytet, përveç flamujve shqiptarë dhe amerikanë.

“Mirë se vjen Z. Blinken” shkroi Veliaj në anglisht në një postim në Facebook.