Kështu e komenton Besnik Tahiri, votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka përshëndetur votimin nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai e ka cilësuar këtë si hap të madh dhe thellim të partneritetit me partneret dhe institucionet strategjike.

Postimi i plotë i tij:

Votimi i të gjitha Marrëveshjeve Ndërkombëtare hap i madh në një kohë sfiduese!

Marrëveshjet konfirmojnē përkushtimin e Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe partive politike, që të thellojmë partneritetin me partnerët tanë dhe institucionet strategjike. Marrëveshjet premtojnë rezultate dhe efekte në disa drejtime, duke na lejuar një qartësi në planifikimin e financave, në rifreskimin e potencialit vendor ekonomik, në stabilizimin e efekteve negative të shkaktuara nga kriza pandemike, në mbarëvajtjen e projekteve dhe realizimin e tyre efikas, sigurimin e potencialit më të madh financues, përfshirë edhe ndikimin pozitiv te operatorët financiar, ekonomik, si dhe në rrafshin social.

Ky duhet të jetë modeli i bashkëveprimit politik, modeli i së ardhmës!