Kështu e barti kryeministri Haradinaj trupin e vëllaut 20 vjet më parë (FOTO/VIDEO)

Shkëlzen Haradinaj do të përkujtohet gjithmonë si një prej heronjve të Kosovës.

Sot në qytetin e Pejës është përuruar edhe shtatorja në nderim të veprës dhe jetës së tij.

Por së fundi është realizuar edhe një pikturë në të cilën tregohet qartë se si 20 vjet më parë, kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj kishte bartur trupin e vëllait, Shkëlzen Haradinajt për disa kilometra radhazi, transmeton Ballkani.info.

Trupi i Shkëlzenit shihet i varur mbi shpinën e kryeministrit Haradinaj, e që sigurisht në atë kohë por edhe tani dhimbja për humbjen e tij është shumë e madhe për të gjithë pjesëtarët e familjes si dhe miqtë e tjerë.

Piktura:

Gjithashtu në rrjetet sociale qarkullon edhe një intervistë e mëhershme e kryeministrit aktual të Kosovës, duke shpjeguar momentin kur edhe i ishte qëlluar për vdekje vëllau. /Ballkani.info