Mitrovicë

Kështu duket shtëpia ku 14 anëtarë të familjes në Kçiq u lënduan rëndë nga shpërthimi i bombolës

Komuna e Mitrovicës ka thënë se shpërthimi i bombolës së gazit, fatkeqësisht ka shkaktuar pasoja te familja Brahimi nga Kçiqi i Mitrovicës, ku 14 anëtarë të familjes janë të lënduar.

Sipas komunës, kryetari Bedri Hamza është duke qëndruar pranë familjes Brahimi.

Hamza vizitoi familjen dhe institucionet shëndetësore të cilët janë duke e dhënë maksimumin për t’u dalë në ndihmë personave të lënduar.

“Unë uroj në përmirësimin sa më të shpejt të gjendjes shëndetësore të të lënduarve”, është shprehur Bedri Hamza.