Kështu duket Prishtina me stolisje të vonuar për festat e fundvitit (FOTO)

Pritjes për dekorimin e Prishtinës i ka ardhur fundi.

Komuna e Prishtinës më në fund ka përfunduar dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit,.

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar disa fotografi të shesheve kryesore.

“Bredhat në tri sheshe dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin. Tregu i fundvitit edhe sivjet po mbledh shumë njerëz në atmosferën e festave të fundvitit”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Komuna e Prishtinës për dekorimin e shesheve kryesore kishte ndarë 75 mijë euro buxhet.