MFSK

Kështu duket ambienti i ceremonisë festive të shndërrimit të FSK-së në Ushtri (FOTO)

Nesër për Kosovën është ditë historike. Votimi i projekt-ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, i paraprinë ceremonisë e cila ëshstë planifikuar të mbahet në ora 17:00 në Ministrinë e FSK-së.

Ballkani.info ka siguruar fotografi nga të cilat pasqyrohen përgatitjet e fundit, dhe se gjtihçka është gati për ditën e nesërme.

Në ambeintin ku do të mbahet ceremonia e transformimit të FSK-së në Ushtri, vërehen flamuj të Kosovës si dhe mbi shkrime nëpër mure, si “Ushtria e Kosovës faktor sigurie dhe uniteti”.

Gjithashtu, Ballkani.info ka siguruar pamje nga përgatitjet e fundit të Bandës Frymore të Forcës së Sigurisë të cilët do të përformojnë nesër. /Ballkani.info/