Kështu dukej Aurela Hoxha me barkun e rrumbullakosur, publikohet fotoja gjatë shtatzënisë!

Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se modelja Aurela Hoxha ishte bërë nënë për herë të parë.

Ajo e fshehu për 9 muaj shtatzëninë dhe madje deri dje nuk kishte bërë asnjë lloj reagimi.

Ditën e djeshme Aurela ka publikuar një kolazh fotosh me ditët e saj më të bukura dhe mes tyre është fotoja e parë që mban në krahë vogëlushin.

Ndërkohë sot ajo ka publikuar për herë të parë foto nga shtatzënia. Duke qenë se tashmë është zbuluar gjithçka, duket se modelja nuk e ka më problem të ndajë me të gjithë këto momente kaq special nga jeta e saj.