Shpend Ahmeti, kryetari i Komunë së Prishtinës, ka thënë se për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet.

“Edhe pse ky krah është dalës nga rrethi, deri në ndërtimin e krahut tjetër do të përdoret si hyrje në rreth (apo për dalje nga Prishtina)”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook .

Në skicën më poshtë e shihni drejtimin e komunikacionit në rrugët përreth.

loading…