Kështu do të duket NEW BORN-i
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar disa fotografi të pamjes së re që ka marrë monumenti i pavarësisë “NEW BORN”.
Monumentit të NEW BORN-it i është ndërtuar një bazë ku do të vendoset.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka treguar se punimet për bazën e tij janë drejt fundit dhe se tashmë ka nisur të vendoset mbi të monumenti.