Këshilltarja me fjalë të mëdha për Haradinajn: E pashë teksa u acarua kur ia përmendën ndarjen e Kosovës

Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje të Kosovës, ka përmendur disa momente të cilat sipas saj e kanë karakterizuar vendosmërinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë mandatit të tij.

Në këtë drejtim, Meliza Haradinaj, ka thënë se ka qenë dëshmitare kur kryeministri Haradinaj ishte acaruar kur ia kishin përmendur për herë të parë në zyrën e tij ndarjen e Kosovës, si dhe si ai ka qenë tepër i irrituar kur ia kanë përmendur shkëmbimin e territoreve.

“Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë”, ka shkruar ndër tjerash Meliza Haradinaj.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë:

Kryeministër,

Të pashë teksa u acarove kur ta përmendën për herë të parë në zyrën tënde ndarjen e Kosovës;

Të pashë teksa ia the troq, tejskajshmërisht i irrituar, atij që për herë të parë ta përmendi shkëmbimin e territoreve – që nuk është më i mirëseardhur në zyrën tënde;

T’a njoha dhimbjen kur ishe i vetëm në luftën për mosdorëzimin e sovranitetit të Kosovës te Serbia;
Isha aty kur iu the të gjithëve që për Ushtrinë e Kosovës nuk do të vendoset në tavolinën dialoguese me Serbinë, as për Trepçën, as për tregun e Kosovës;

Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën.

Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë.

Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.

Na e the sot, që vetëm ata që qëndrojnë stoik për shtet e popull, do të dalin fitues! Kosova jonë e ka fitoren në derë!

Faleminderit dhe Mirupafshim së shpejti në Kosovë, Kryeministër!

loading…