Këshilltarja e Kurtit akuzon Amerikën: Po ia mban anën Serbisë, po saboton Kosovën

Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Fellanza Podrimja përmes një status në Twitter ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor të Kosovës, se kanë dalë në anën e atyre që po e sabotojnë vendin tonë me reagimet kundër taksës dhe reciprocitetit.

Sipas këshilltares së Albin Kurtit, aleati kryesor i Kosovës po e përkrahë Serbinë në çdo formë të mundshme.

Ndërkohë, duke arsyetuar taksën dhe reciprocitetin, ajo thirret në standardet e CEFTAs dhe ato të GATT. Kjo është hera e parë që në një mënyrë një qeveri e Kosovës akuzon SHBA-në për sabotazh ndaj vendit tonë.

“Pse po ja mbani anën Serbisë e cila në çdo mënyrë po e saboton Kosovën?”, shkruan nder të tjera ajo. Ky është postimi origjinal i saj: