Këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas fyerjes që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i bëri liderëve kosovarë, duke i quajtur “njerëz të malit”.

“Do të ishte e papranueshme në Kosovë e kudo në botë, por është paradoksalisht normale që në Serbi, në pasditen e sotme, në prani të Ambasadorit të BE-së Sem Fabrizi, kryeministrja serbe Brnabiq i quan shqiptarët ‘njerëz të malit’ – duke aluduar në vendimin për vendosjen e taksës 100%”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas saj, pikërisht ashtu siç konfirmoi edhe sot Raporti i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e zhytur në sistem të qelbur, pikërisht për shkak të politikanëve si kjo, që pretendojnë kinse punojnë për vlera e standarde evropiane, por sytë dhe zemrën e mbajnë kah Rusia!

“Fatmirësisht, mungesa e njohjes reciproke – tani me taksën 100% në fuqi – ka filluar t’i kushtojë edhe Serbisë. Ky vend ka pasë nevojë për zot shtëpie!”, ka shkruar në fund ajo. /Ballkani.info/