Këshilltari Thaçit: Kosova nuk ka përfituar as një fond shtesë nga BE për luftimin e covid-19

Këshilltari i Presidentit, Adil Behramaj, ka thënë se Kosova nuk ka përfituar fonde shtesë nga BE.

Përmes një postimi në Facebook, Behramaj tha se këtë asistecë të premtuar nga fondet e BE-së, ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij, e kishte fjalën për Kryeministrin në detyrë Albin Kurti. /ballkani.info/

Postimi i plotë

Këtë asistencë të premtuar nga fondet e BE-së, ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij.
Por, për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian.
Atij 5 milionëshi, Bashkimi Evropian tash vetëm ia ka ndërruar destinimin nga projektet tjera në projekte për luftimin e virusit COVID19.
Ridestinimi i fondeve të Bashkimit Evropian nga projektet e përafrimit në projekte për luftimin e kësaj pandemie globale është bërë për të gjitha vendet e rajonit dhe jo vetëm për Kosovën.