Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit në SHBA, Derek Chollet.
E pas kësaj bisede, Chollet përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar shtyrjen e afatit për targa, shkruan Reporteri.net.
“Fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e dënimeve për targa, mbajtja e hapur e derës për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në normalizimin e dialogut me Serbinë, rruga më e mirë për të avancuar integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Kurse kryeministri Kurti po përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se me Chollet ka folur për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti.







