Këshilltari në qeverinë Kurti – kryetarit të AKK-së: Sazan nuk ke nevojë të fshehësh, dil e matu në zgjedhje

Këshilltar i Lartë Politik në Qeverinë Kurti, Fidan Kalaja ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës udhëhiqet nga një individ i pa dijshëm, jo kompetent, thellësisht politik e me tendenca korruptive.

Ai, përmes një statusi në Facebook i ka thënë drejtorit të AKK-së, Sazan Ibrahimit mos u fsheh po dil e matu në zgjedhje.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës udhëhiqet nga një individ i pa dijshëm, jo kompetent, thellësisht politik e me tendeca korruptive. Aq i pa dijshëm është sa vazhdimisht kërkon komptenca ekzekutive prej nje statusi që e ka si entitet jo-qeveritar. Sazan nuk ke nevojë të fshehesh dil e matu në zgjedhje. Zyra Kombëtare e Auditimit duhet urgjentisht të auditojë financat e këtij entiteti që financohet nga paraja publike.Në fund një fakt puro politik. Ja me çfarë merret Sazan Ibrahimi”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur sot takim me kryetarët e komunave, në lidhje me menaxhimin e situatës me Covid-19. Por, ky takim është bojkotuar nga shumica e kryetarëve të komunave, pasi për këtë bëri thirrje Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës.