Këshilltari ligjor në Ministrinë e Arsimit: Në shkollë uniforma fetare është e ndaluar, por se di a është shamia e tillë

Ka kohë që Ministrisë së Arsimit i kërkohet nga komuniteti fetar islam, që të largohet Udhëzimi Administrativ, i cili ndalon bartjen e shamive në shkolla.

E për këtë, Këshilltari ligjor i Ministres së Arsimit, Valdrin Dervishaj, ka thënë në Klan Kosova se e drejta në edukim, është e drejt që nuk mund t’i cënohet askujt, dhe për asnjë kusht.

“Ky udhëzim nuk flet për shaminë në mënyrë eksplicite, flet për uniformën fetare. Ne si ministri nuk jemi ekspert specifik që mund ta interpreton se a është uniformë fetare a po jo, kjo i mbetet ekspertëve që ta shpjegojnë a është shamia uniformë”, tha ai.

Në këtë konteskt, i pyetur se a kanë të drejt të vijojnë mësimin edhe nxënëset me shamia, i njëjti këmnguli duke thënë se “në asnjë rrethanë nuk lejohet mohimi i të drejtës për shkollim. Me uniform fetare është e ndaluar në shkollë, por a i bie që është uniform (shamia) nuk mund të jap një sqarim”.

Dervishaj ka thënë se presin që të ketë një opinion prej njerëzve të thirrur për këtë punë, që mund të vijnë me sqarime.

“Ne kemi qenë në raportim në Kuvend, ku kemi kërkuar sqarim nga Kuvendi për këtë punë, mandej kemi Ligjin për liritë fetare, i cili mund t’i specifikoj të gjitha këto, pasi një e drejt është e qartë një e drejt mund të cenohet vetëm me ligj”, është shprehur ai.

Dervishaj ka folur edhe për raportimet e një diskriminimi etnik në Pejë.

Për këtë qështje tha se “ne e kemi bo të qartë që askush nuk mund të diskriminohet”. “Do t’i eliminojmë të gjitha ato elemente që në dukje paraqesin diskriminim, që të mos ketë precedent të tillë. Inspektorati ka sjell raportit, dhe do të merren masat mbi bazën e atij raporti” përfundoi Dervishaj.