Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Bekim Haxhiut, ja çfarë i thotë për rrogën e 13-të

Këshilltari i u.d. të presidentes, Artan Murati, ka reaguar ndaj deklaratës se Osmani ka ndarë rrogën e 13-të për veti, ndërsa për qytetarët nuk parasheh një rrogë të 13-të.

Murati thotë se Haxhiu flet të pavërteta, pasi që nuk ka pagë të 13, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, Administrata e Kuvendit ka parashtruar kërkesë për një shtesë në pagën bazë, duke u thirrë në orët e tejzgjatura të punës, pra, kërkesa është nga Administrata për punonjësit e administratës, jo për deputetë.

Murati shton se kjo është kështu tash e 10 vjet./Ballkani.info./

Postimi i plotë:

Bekim Haxhiu po flet te paverteta ne foltore te Kuvendit. Nuk ka page te 13. Administrata e Kuvendit ka parashtruar kerkese per nje shtese ne pagen baze, duke u thirrur ne oret e tejzgjatura te punes. Pra, kerkesa per shtese nga Administrata eshte deponuar per punonjesit e administrates, jo per deputetet.

Nje rikujtim per z. Haxhiu (dhe te tjeret): Kuvendi tash e 10 vite e ndane nje shtese te tille. Te pakten ne kater legjislaturat e kaluara, Kuvendi eshte udhehequr nga bashkepartiak te z.Haxhiu. Interesant, kjo pune nuk eshte diskutuar nga askush.

Per me teper, Kryetarja e Kuvendit NUK E KA VOTUAR nje propozim te tille. Ai vendim eshte marre nga Kryesia e Kuvendit, me shumice votash. E ky Kuvend, sivjet i ka kthyer Qeverise mbi 1.5 milion euro, nga kursimet.

Fushaten politike bejeni jashte foltores se Kuvendit.