Këshilltari i Thaçit: Veton Surroi ende vajton për shkatërrimin e Jugosllavisë, ia prishën rehatinë familjare

Adil Behramaj, Këshilltari politik i Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj analistit Veton Surroi, shkruan ballkani.info

Behramaja ka deklaruar se edhe pas 21 vjetësh shkatërrim të Jugosllavisë, Veton Surroi akoma po vajton për të.

Ai thotë se mëkati i vetëm që ka bërë UÇK’ja ndaj familjes Surroi është se ka prishur rehatinë dhe privilegjet jugosllave.

“Edhe pas 21 vjetësh të shkatërrimit të Jugosllavisë, Veton Surroi ende vajton për të. Mëkati i vetëm i liderëve të UÇK-së është që familjes Surroi ia kanë prishur rehatinë dhe privilegjet jugosllave!”, ka shkruar Behramaj në Facebook. /Ballkani.info/