Këshilltari i Thaçit: Terrasa e Qeverisë ku pozove do të mbetet kujtim, jursitët urgjentish ndërrojë

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku hapi rrugë formimit të Qeverisë Hoti.

Behramaj ka thënë se Kurtit i ka ardhur dita ta lirojë karrigen e kryeministrit pasi sovrani nuk qenka vetëm 26%, por 2/3 e zgjedhur e popullit.

Ai ka thënë se terrasa e Qeverisë prej ku pozoi Kurti para protestuesve do t’i mbetet kujtim i mire, por sipas tij ai urgjentisht duhet t’i ndërron juristë.

Postimi i plotë nga Behramaj:

Kurtit i erdhi dita ta lirojë edhe karrigen e kryeministrit. Sovrani nuk qenka 26 për qind, por 2/3 e të zgjedhurve të popullit.

Terrasa e Qeverisë prej ku sot pozonte sigurisht se atij do t’i mbetet kujtimi më i mirë. Ndërsa, pavarësisht se ku tash përfundon, juristët urgjentisht duhet t’i ndërrojë!