Këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar ashpër në drejtim të Fitore Pacollit dhe partisë që ajo përfaqëson.

Deklarata skandaloze e deputetes Fitore Pacolli është vetëm një reflektim i doktrinës dogmatike të Vetëvendosjes.Fillimisht e njollosën dhe zhveshën nga kredibiliteti çdo institucion në Kosovë, për ta krijuar kultin e udhëheqësit të tyre si institucionin absolut në Kosovë, tha ai, transmeton Ballkani.info.

Ky është postimi i plotë i Behramit:

Deklarata skandaloze e deputetes Fitore Pacolli është vetëm një reflektim i doktrinës dogmatike të Vetëvendosjes.

Fillimisht e njollosën dhe zhveshën nga kredibiliteti çdo institucion në Kosovë, për ta krijuar kultin e udhëheqësit të tyre si institucionin absolut në Kosovë!

Tash po i sulmojnë edhe nënat e heronjve, që murin e sakrificës e shtynë përtej kufijve të imagjinatës, për t’i krijuar hapësirë shenjtërimit të liderit të tyre!

Nënat si institucion i shenjtërisë nuk mund të zëvendësohen nga ata që me çdo kusht dëshirojnë të shndërrohen në baballarë të shenjtë!