Këshilltari i presidentes: Kush lexon drejt, partitë janë ftuar për t’u konsultuar!

Këshilltari i presidentes Osmani, Artan Murati, ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj idesë për shtyerjen e zgjedhjeve.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se për ata që lexojnë drejt, partitë janë ftuar për t’u konsultuar e shqyrtuar rekomandimin e IKSHPK-së.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

“Kush lexon drejt, e kupton që subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor. Pra, për të diskutuar.
Si e para e shtetit, është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi, e sidomos kur bëhet fjalë për jetën e njeriut. Kjo është ftesa. Kaq”.