Këshilltari i Pacollit: Vjosa Osmani të reagoi pas kërcënimit të Sveçlës se Pacolli mund të arrestohet nëse shkon në Kuvend

Pas paralajmërimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mund të arrestohet nëse shkon në Kuvend, ka reaguar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

“I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qëllim frikësimi”, ka shkruar Zyberaj. /Ballkani.info/