Berisha

Këshilltari i ministres Hoxha: Fjala e Zonjës Mogherini është më e fortë se zëri i do kukuvajkave

Skënder Berisha, Këshilltari për media i ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social, ka reaguar pas emitimit të intervistës së Federika Mogherinit më 27 shkurt 2018, se pas miratimit të demarkacionit, liberalizohen vizat.

Besoj se fjala e Zonjës Mogherini është më e fortë se zëri i do kukuvajkave, ka shkruar ai.

Ja postimi në rrjetin social:

“Po presim që sikur deri tash, edhe herën e tretë, Brukseli në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Dhjetor, ta mbajë fjalën!
Besoj se fjala e Zonjës Mogherini është më e fortë se zëri i do kukuvajkave!”