Këshilltari i Kurtit: Populli votoi LV-LDK, plani i PLAN-it nuk kalon, lodhen kot

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Elvis Hoxha thotë se për legjitimitetin e Qeverisë vendosi Kuvendi, për legjitimitetin e Kuvendit, vendos populli në zgjedhje.

E sipas Hoxhës, as presidenti, as Kuvendi nuk janë shpikës dhe as zëvendësues të popullit.

Hoxha këto komente i bëri përmes një shkrimi në Facebook, duke komentuar zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në vend.

“Plani i PLANit nuk kalon. Lodhen kot” ka shkruar Hoxha në Facebook. /ballkani.info/

Shkrimi i plotë:

Nëse Qeveria Kurti nuk ka legjitimitetin e duhur, a mos vallë Kuvendi e ka legjitimitetin? Për legjitimitetin e Qeverisë vendosi Kuvendi, për legjitimitetin e Kuvendit, vendos populli në zgjedhje. As presidenti, as Kuvendi nuk janë shpikës dhe as zëvendësues të popullit.
Populli votoi për LV-LDK dhe jo për PLAN.

Plani i PLANit nuk kalon. Lodhen kot.

Planet e bërë me shpresën te Koronavirusi kalojnë shpejt. Janë si puna e gripit. Nuk nevojitet antibiotik, por vetëm vaksina e marrë në kuti me doza votash, në qendra të posaçme, një herë në ditë, vetëm një herë, secili prej qytetarëve veç dhe jo familjarisht, në gjithë vendin njëkohësisht, në mot të mbarë, dhe gripi Prontovid 20 vjeçar shkon.

Trupi do të jetë pastruar një herë e mirë. Mendjekthjellët e truplehtë, kurrizin drejtë e moralin e gjallë, nuk do i çojmë më dëm brezat e Kosovës.

Vetëm vaksina zgjedhore, dhe aty për aty prontovidi shkon e nuk kthehet më. Prandaj prontovidi tutet kaq shumë. Se nuk është kronik, por grip i lehtë që na ka mbajtur gjatë pasi nuk e kemi marrë vaksinën të gjithë në të njëjtën ditë. Madje shumica për një kohë të gjatë i tuteshin frikës së gjilpërës. Dora e lehtë dhe mendimi i drejtë, vaksinimi, ose ndryshe votimi, zgjat pak dhe të shpëton për gjithnjë.