Këshilltari i Kurtit i quan banditë deputetët e Kosovës, Bytyçi: Disa prej tyre kanë dhënë gjithçka për vendin, familje e gjymtyrë

Opinionisti Muhamet Bytyçi ka kritikuar Elvis Hoxhën, këshilltarin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtin, pasi ai i quajti deputetët e Kosovës bandit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bytyçi ka thënë se këshilltari që paguhet nga taksat e qytetarëve, duhet të dijë se ka deputetë që kanë dhënë familje e gjymtyrë për Kosovën.

“Cka ka dhënë Elvisi përvec ndonjë frazë apo pankarte anti iperializmit Amerikan në kohën kur Kosova po digjej në luftë? Le të na thotë? Elvis kur thua 80 deputetë bandit që po ja dojken të keqen Kosovës, duhet me ditë që aty është djali i Ukshin Hotit, vllau i vellezerve Haradinaj, është mbesa e Hakif Zejnullahut, janë shumë ish-ushtarë të UCK, veprimtarë te LDK-se e aktivist të pa shoqë që falë punës tyre është bërë Kosova e lirë dhe Elvisit nga Tirana i është mundësuar të vi i lirë e të punoj ketu.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Këshilltari i Kryeministrit të shkarkuar që vazhdon të paguhet nga taksat tona, paska bërë një fyrje grupore te 80 deputeteve të Kuvendit të Kosovës. “…ata 80 deputetët janë një bandë e madhe. Ata mund të bëjnë keq. Me ata nuk po e bëjnë trimin. Ata mund ta japin territorin e Kosovës, por ata jane 80…”, thotë Elvisi.

Elvisi që nuk e ka bash asnjë kontribut për Kosovën, merr guximin për me fy popullin e Kosovës. Elvis Hoxha me mendsinë e Enver Hoxhes duhet të di që në mesin e atyre deputetëve ka shumë që kanë dhënë gjithcka për Kosovën: familjet e tyre disa e disa gjymtyret e tyre.

Cka ka dhënë Elvisi përvec ndonjë frazë apo pankarte anti iperializmit Amerikan në kohën kur Kosova po digjej në luftë? Le të na thotë? Elvis kur thua 80 deputetë bandit që po ja dojken të keqen Kosovës, duhet me ditë që aty është djali i Ukshin Hotit, vllau i vellezerve Haradinaj, është mbesa e Hakif Zejnullahut, janë shumë ish-ushtarë të UCK, veprimtarë te LDK-se e aktivist të pa shoqë që falë punës tyre është bërë Kosova e lirë dhe Elvisit nga Tirana i është mundësuar të vi i lirë e të punoj ketu.

Sa për pankartat anti imperializmit Amerikan të Elvisit Hoxhes qe më shumë janë kopje të Enver Hoxhes dhe bashkëpuntorve të tij Kosova ende ish Metohi.

Elvisi duhet te dije qe historia e Kosoves nuk fillon e mbaron me shefin e tij. Pa dasht me ja mohu kontributin edhe shefit te tij.

Elvis Hoxha dhe Elvisat tjere duhet me pase më shumë ndjeshmeri për Popullin e Kosovës, problemeve që kemi mos me ja shtu edhe përplasjen në mes vete. Ka 1000 rruge tjera për me ndërtu pushtetin përvec se me gjuhen e dhunes që prodhon zingjirin e dhunës.
Nuk na duhet kjo.