Këshilltari i Ilir Metës: Policia shqiptare vrau një 25 vjeçar në mesnatë, kishte vetëm dy hurma në dorë

Këshilltari i presidentit shqiptar Ilir Meta, Flamur Gashi, njëherish vëllau i deputetit të Kosovës, Arben Gashit ka reaguar pas vrasjes mizore të një 25 vjeçari në Shqipëri nga policia e shtetit.

Gashi e konsideron këtë akt si të tmerrshëm derisa ka bashkuar edhe një fotografi të viktimës, i cili sic mëson Ballkani.info është Klodjan Rasha.

“Policia vret nje te ri 25 vjeçar ne Tirane, ne mesnate ne dere te shtepise, me dy hurma ne dore…

QUO VADIS SHQIPERIA IME ???”, ka shkruar Gashi.

Xhaxhai i viktimës ka deklaruar po ashtu në këtë formë:

“Ka dalë me pi një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Kur na thanë ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, gjatë ditës ka qenë duke punuar. Çfarë armësh more zotëri. Baba i vet ka qenë duke fjetur. Na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin. Dhe në emër të vëllait kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Se si ka ndodhur, se çfarë është bërë nuk dimë. Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë të na e zbardhë deri në fund sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë”