Këshilltari i Hotit i shqetësuar me përqafimet pas fillimit të vitit shkollor

Këshilltari i Kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, ka komentuar fillimin e vitit të ri shkollor ne një kohë problematike, ku virusi koronave është ende aktiv dhe pse ka rënie të rasteve, shkruan Gazeta Metro.

Berisha ka ngritur shqetësimin rreth “përqafimeve e dorështrëngimet” që janë parë në fotografitë e ndara nga njerëzit sot.

Ai thotë se maska dhe distanca sociale janë fondamentale, dhe se ato varen nga prindërit dhe mësimdhënësit.

Statusi i plotë:

Maska dhe distanca jane fondamentale ne shkolla!

Dita e pare e shkolles sot kishte shume perqafime, doreshterngime e foto te perbashketa me maska nen mjekerr. Nje shkelje e lehte ne dukje e rregullave dhe masave qe neser mund te na behet hendek i madh per ta vazhduar shkollen.

Maskat dhe distanca ne shkolla jane FONDAMENTALE! Jane te pa alternative. Dhe doren ne zemer varen kryesisht nga prinderit dhe mesimdhenesit.