Këshilltari i Haradinajt tregon një efekt tjetër të taksës ndaj Serbisë

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vendosmërinë e shefit të ekzekutivit të vendit për mbajtjen në fuqi të taksës ndaj mallrave nga Serbia.

Belegu ka thënë në T7, se sa të jetë Haradinaj kryeministër, taksa nuk do të hiqet.

E vetmja rrugë për heqjen e taksës gjatë udhëheqjes së Haradinajt është njohja e Kosovës nga Serbia, ka theksuar Belegu.

“Taksa e ka ndalur marrëveshjen për ndarjen e Kosovës”, është shprehur ai.

Por, me Belegun s’është pajtuar Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Arifaj ka thënë në T7 se “nuk ka marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.