Grida Duma

Këshilltari i Behgjet Pacollit: Para se Grida Duma të mbajë seminare frymëzuese, të tregoj për shantazhet dhe gjobëvëniet e saj në Shqipëri

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka ngritur disa çështje për Grida Dumën, ish deputete e PD-së tash moderatore dhe mbajtëse e fjalimeve frymëzuese.

“Me këtë seminarin frymëzues që po e mban Grida Duma në Prishtinë dhe nga ku do të ndaj eksperiencat e saj, do të kishte qenë mirë që ajo të tregoj kush e ka frymëzu Grida Dumën të bëhet shtanzhuese dhe gjobëvënëse”, ka shkruar Zyberaj, transmeton Ballkani.info.

Ai e ka ngritur çështjen e varjes së bankierit të njohur nga Tirana, Artan Santo.

“Mos është vallë vrasja bankierit Artan Santo, se “pista” që ngritën mediat e Tiranës është se ajo ishte në lidhje të fshehtë dashurie me të. Përndryshe nuk di çka tjetër një dështake si Grida Duma mund të ofroj njerëzve të cilët paguajnë 100 euro për seminarin e saj”, ka shkruar në fund Zyberaj.

Duma po vjen për të dytën herë në Prishtinë për të mbajtur të ashtuquajtur seminare frymëzese. Për të marrë pjesë në këtë seminar, duhet paguar një shumë e caktuar parash, supozohet se është 100 euro. /Ballkani.info/